Bitcoin shënon rritjen më të madhe në tre vjet

Kriptovaluta Bitcoin vazhdoi rritjen e saj të mërkurën, duke arritur vlerën e mbi 60 mijë dollarëve për herë të parë që nga nëntori 2021.

Sipas Coin Metrics, çmimi ishte për herë të fundit më i lartë me 6 për qind në 60,391,10 dollarë.

Më parë, ajo u rrit deri në 60,734.42 dollarë. Vlera më e madhe që ka arritur kjo valutë ndonjëherë është 68,982.20 dollarë.

Bitcoin është rritur me më shumë se 18% vetëm këtë javë, pas një pauze njëjavore të rritjes së këtij viti. Tani ajo është rritur më shumë se 40 për qind për vitin 2024.

/klankosova/

Read Previous

ATK: Bashkëpunimi me Ambasadën SHBA-së, i rëndësishëm për avancimin e sistemit tatimor

Read Next

Varfëria, papunësia dhe çmimet e artikujve, ndër shqetësimet kyçe të kosovarëve