Në vazhdën e shumë tenderëve të fituara nga kompania private “Kibernetika” në fushën e IT –së, është edhe ky i fundit tender për furnizim me projektorë në shkolla. Nga 7 operatorët e pranuar nga Zyra e Prokurimit, 6 i kanë plotësuar kriteret, derisa 1 tender ka pasur problem me katalogun, me ç’rast është eleminuar, edhe pse ka qenë ofertuesi me çmimin më të ultë. Sipas udhëheqësit të zyrës së prokurimit në komunën e Gjakovës, Faton Gutaj, kompania në fjalë, “Kibernetika” ka fituar tenderin pasi ka ofruar çmimin e dytë më të ulët.
Për arsye se djali i pronarit të kompanisë “Kibernetika”, punon në komunën e Gjakovës, ne u interesuam të dimë nëse fitimi i tenderëve nga kjo kompani paraqet konfliklt interesi. Gutaj tha se një gjë e tillë nuk qëndron.
Tenderi i fituar nga “Kibernetika” për furnizim me projektorë në shkolla kap shumën e 11 539 euro, teksa kompania që fillimisht ishte ofertuesja më cmimin më të ulët kishte ofruar 11 457 euro.https://www.syri-vision.tv/