Bletaria në fshatin Molliq më shumë pasion sesa biznes

Fshati Molliq i komunës së Gjakovës ka bukuri të shumta natyrore dhe kushte mjaft të përshtatshme për të zhvilluar veprimtari si blegtoria, bletaria dhe bujqësia. Mirëpo kohëve të fundit migrimi i banorëve ka bërë që të mos punohet toka, të mos plehërohen livadhet dhe kjo nuk është e mirë për bletët, Samir Jupa krahas profesionit të mësimdhënësit, merret edhe me kultivimin e mjaltit, sipas tij nëse dikush ka plane të fillojë të merret me bletari, se pari duhet të shoh bletën si një dashuri dhe pastaj si biznes.

Jupa mes tjerash u shpreh se dislokimi i tyre bëhet sipas nevojës që kanë bletët për kullosë dhe krahas shpenzimeve për të mbajtur gjallë këtë veprimtari ka edhe përfitime të dyanshme si për natyrën ashtu edhe për bletën.

Ndërkaq sa u përket kushteve atmosferike bletari tha se është një kohë e zakonshme dhe temperaturat e ulëta nuk paraqesin ndonjë problem të madhë.

Read Previous

Dr.Zatriqi: Shqetësuese, në Kosovë ndërhyrjet plastike-estetike po kryhen në parukeri

Read Next

Kosovë, 2 të vdekur dhe 32 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit