46 qytete në Kinë janë aktualisht në gjendje bllokimi total ose të pjesshëm, në përpjekje për të luftuar valën e Covid-19 dhe variantin e tij shumë ngjitës Omicron. Vlerësimet më të fundit të përditësuara nga analistë të bankës japoneze të investimeve Nomura tregojnë se situata ka pasoja të drejtpërdrejta në jetën e 343 milionë njerëzve, në një popullsi totale prej 1.4 miliardë banorësh.
Nga ana tjetër, Société Générale vuri në dukje se provincat e prekura nga kufizime të konsiderueshme të lëvizshmërisë përfaqësojnë 80% të PBB-së së Kinës, duke përbërë një rrezik serioz për rritjen e Pekinit.
Një skenar i vështirë që bëri që UBS të ulte parashikimet e saj për PBB-në kineze për vitin 2022 nga 5% në 4,2% për shkak të goditjes në strukturën e prodhimit të krijuar nga bllokimet, pjesë e strategjisë së “tolerancës zero”, e cila çoi në vonesa logjistike, pezullim të prodhimit dhe dëmtim të konsiderueshëm të aktiviteteve të konsumit dhe shërbimit.
Në fillim të marsit, kryeministri Li Keqiang njoftoi një objektiv rritjeje për vitin aktual prej “rreth 5.5%,”, më i ulëti në 30 vitet e fundit./A2news/