Bluza ushtarake e Zelensky-t shitet në ankand për 105 mijë euro

Bluza e famshme me ngjyrë ushtarake e presidentit ukrainas Zelensky është shitur për 105 mijë euro në një ankand në Londër, sipas mediave të huaja.

Shuma do të jetë pjesë e fondit për Ukrainën. Mediat ndërkombëtare publikuan apelin e kryeministrit britanik Johnson i cili i kërkoi njerëzve të shpenzonin sa më shumë para dhe e cilësoi presidentin ukrainas si  një nga liderët më të pabesueshëm të kohëve moderne.

Një tjetër objekt i vënë në ankanda ishte dhe një kanë uji në formë gjeli që iu dhurua Johnson gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev.

/abcnews.al

Read Previous

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë në basketboll, Ylli e pret Prishtinën

Read Next

Ambasadori i ShBA-së në OSBE: Me padurim presim që Kosova të jetë anëtare e këtij organi