Poligamia është mbretëreshë e jetëve….
Kështu të paktën thotë personazhi i Benardit në komedinë Boeing Boeing të autorit francez Marc Camoletti me regji nga Kiço Londo. Këtë super shfaqje patën rastin ta shijojnë artdashësit gjakovarë në teatrin e qytetit “Hadi Shehu”. “Boeing Boeing” shfaq avenurat e Benardit beqarit francez me tri stjuardesa.
Situata ndërlikohet kur të tri stjuardesat vijnë në apartament në të njëjtën kohë. Benardit i duhet të llogarisë në ndihmën e mikut të tij Robertit i cili vjen të jetojë me të dhe shërbëtores së tij për të shpëtuar nga telashet me gratë.
Deri diku ia dalin, por e vërteta në fund del në shesh.
Artistët nga Shqipëria u shprehën të befasuar me publikun e kulturuar gjakovar.
E për regjisorin Londo ardhja këtu ishte më e veçantë.
Teatri lëvizës Çajupi do të pasurojë teatrot kosovare edhe me shumë shfaqje të tjera të cilat pritet të prezantohen vazhdimisht.