Bora zbardhi gjithë Kosovën, vazhdojnë reshjet e borës

Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien kanë zbardhur çdo cep të Kosovës.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët.

Të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë.

Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s./KosovaPress.

Read Previous

​1 mijë e 466 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Read Next

Rajoni i Prishtinës vazhdon të mbetët pa ujë