Borrell: Kurti kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se sot Kosova nuk dashti të mbajë takim trepalësh në Bruksel.

Ai në një konferencë për media pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se Kurti kërkoi që Milan Radoiçiq dhe grupi i tij t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë në Kosovë.

“Diskutimet ishin siç pritej të vështira, siç kanë qenë gjithmonë. Në fund nuk pati një takim trilateral, Kosova nuk ishte e gatshme për këtë, Kosova nuk dëshironte të mbante këtë takim trepalësh, Serbia ishte gatshme ta bënte këtë”, ka pohuar Borrell.

“Asnjë progres për normalizim nuk mund të arrihej sot, kryeministri Kurti paraqiti tri kushte që të vazhdohet tutje në dialog për normalizim. Citoj së pari: ‘Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhen nga shefat përkatëse të qeverive, tërheqja e letrës së rezervimit që u dërgua në BE nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor 2023, ata po flasin për gjërat që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë. Dorëzimi i Radoiçiti dhe grupit të tij paramilitar tek organet kosovare”, ka thënë Borrell.

Në një konferencë për media pas takimeve që pati me liderët e Kosovës dhe Serbisë, ai theksoi se është punuar shumë në procesin e dialogut dhe se është vendosur në binar.

“Nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë kemi punuar në kontekste të ndërlikuara gjeo-politike. E kemi pasë në Banjskë sulmin që mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës, kjo ishte një moment i rrezikshëm”, ka thënë Borrell.

Borrell ka përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit të cilën e quan historike.

“Vitin e kaluar e kemi arritur një marrëveshje historike, atë të Ohrit. Tani e dimë se çfarë jemi pajtuar të bëjmë, fatkeqësisht një vit më vonë tani marrëveshja mbetet e pazbatuar, kjo pas dakordimit për të. Të dyja palët janë përgjegjëse për atë se çka kanë pranuar të bëjnë”, ka pohuar Borrell.

Ai ka shtuar se ka ende goxha punë për t’u bërë në aspektin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Nuk dua të harroj se procesi i normalizimit mund të përparoj shpejtë nëse të dyja palët dakordohen. Këtu kemi të bëjmë me normalizim të marrëdhënieve mes tyre, unë, ne dhe ShBA-ja nuk mund të dëshirojmë procesin e normalizimit më shumë se Kosova dhe Serbia, ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, u takon atyre”. /Klankosova.tv

Read Previous

Millanoviq konfirmon kandidimin për një mandat tjetër si president i Kroacisë

Read Next

Belgjika kalon grupin, Ukraina eliminohet