“Në Gaza jemi dëshmitarë të një tmerri. Dhe siç e kam thënë disa herë: një tmerr nuk mund të justifikojë tjetrin”.
Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
“Në Lindjen e Mesme rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla i nënshtrohet një prove të rëndë. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme dhe duhet të respektohen nga të gjitha shtetet e BE-së”, ka vijuar ai.
Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, rendi ndërkombëtar do të jetë shumë më i dobët. /Albanianpost.com