Borrell: ‘Nuk ka justifikim’ që Izraeli të mos pranojë armëpushim

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Izraelit të mbështesë një marrëveshje të propozuar armëpushimit në Liban, i cili, sipas tij, paraqet “të gjitha garancitë e nevojshme të sigurisë për Izraelin”, tha ai në komentet e transmetuara nga Reuters.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të G7, ky i fundit shtoi se nuk kishte “asnjë justifikim” për moszbatimin e marrëveshjes me Hezbollahun, duke shtuar se ishte e nevojshme “të ushtrohet presion” ndaj Izraelit për ta miratuar atë sot.

“Ju nuk mund ta miratoni Gjykatën kur ajo vepron kundër Putinit dhe ta kundërshtoni atë kur ajo synon Netanyahun”, tha Borell në lidhje me publikimin e urdhrit të arrestit të lëshuar javën e kaluar nga ICC kundër kryeministrit izraelit. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministria e Financave: Të ardhurat totale në Shqipëri u rritën me 58 miliardë lekë

Read Next

Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë