Breshëri plumbash në mes të Tiranës, vriten dy persona në një veturë

Në Tiranë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Për pasojë janë vrarë dy persona.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Top Channel

Read Previous

Gjakovë- Një burrë tenton ta vras veten pasi u nda nga e dashura

Read Next

Samiti për klimën, ende në tryezë qasja ndaj çështjes së qymyrit