Brightoni e “shkatërron” Chelsean

Chelsea është mposhtur thellë 3:0 nga Brightoni në udhëtim të premten mbrëma.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.

Goli i parë u shënua nga Kaoru Mitoma në minutën e 27-të.

Dy golat e fundit i realizoi Yankuba Minteh në minutën e 38-të dhe 63-të.

Te vendësit në bankën rezervë ishte Brajan Gruda.

Chelsea pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 43 pikë dhe është në vendin e katërt.

Brightoni ka gjashtë pikë më pak dhe renditet në pozitën e tetë./koha.net/

Read Previous

Numërimi i kandidatëve për deputetë po vazhdon

Read Next

Zelensky: Ukraina ka pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e SHBA