Është shkëputur prej kohësh nga jeta publike, por mjaftoi një intervistë e fundit që të trazonte rrjetin. Bardot u pyet rreth situatës me virusin Covid-19 dhe tha:
“Covidi është një gjë e mirë. Është një mënyrë vetërregulli i mbipopullimit që na kishte dalë jashtë kontrollit. Autoritetet franceze mund vendosin rregullin. Unë jam për qeverisje totalitare për të rregulluar rrëmunjën në të cilën jetojmë. Kur 5 milionë njerzëz të kenë vdekur, atëherë natyra do rifitojë të drejtat e saj. Kur mendoj që qeveria franceze i ka lënë në varfëri qytetarët që punojnë shumë e marrin më pak se emigrantët që bëjnë krime, kjo më tmerron”, tha ajo.
E gjithë deklarata e aktores 86-vjeçare ka shkaktuar zhurmë dhe mëri në rrjet, sidomos në mesin e atyre që kanë humbur familjarë nga Covidi dhe tek emigrantët gjithashtu.