Britania nis lirimin e parakohshëm të të burgosurve për shkak të mbipopullimit

Britania nisi sot lirimin e parakohshëm të të burgosurve, një masë e vendosur nga qeveria e re e Keir Starmer për shkak të mbipopullimit në burgjet e vendit. Në fazën e parë, rreth 1750 të burgosur do të lirohen, shumë prej të cilëve janë dënuar për dhunë në familje.

Masa parashikon që tashmë të burgosurit do të lirohen pas vuajtjes së 40% të dënimit dhe jo 50% që aplikohej deri më tani. Qeveria pretendon se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar mungesën e qelive në burgjet e vendit.

Për shembull, në fund të gushtit kishte vetëm 83 qeli bosh meshkujsh në burgjet britanike. Në total, popullsia e të burgosurve arriti në 89,000. Nga masa përjashtohen ata që janë burgosur për abuzim seksual, krime të rënda të dhunës dhe terrorizëm.

Në tetor pritet lirimi i parakohshëm i 2000 të burgosurve të tjerë. /abcnews.al

Read Previous

​Silvinjo: Kombëtarja është e hapur për çdo shqiptar

Read Next

Gjykata e BE-së vendos që Google të paguajë 2.4 miliardë euro gjobë