Broja: Jam me fat që jam pjesë e Evertonit

Photo by Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images

Sulmuesi shqiptar i Evertonit, Armando Broja është shprehur i lumtur që tashmë i është kthyer fushës së blertë.

Broja duke folur pas barazimit me Arsenalin, ka thënë se i ka shumë borxh Evertonit.

“Evertoni tregoi interes të fortë karshi meje, prandaj them jam borxhli karshi tyre. Më kanë ndihmuar shumë gjatë periudhës kur isha i lënduar dhe më kanë bërë që  të buzëqesh përsëri në fushë. Jam me fat që jam në një klub si Evertoni pasi më kanë ndihmuar që të rikuperohem”, ka thënë Broja.

Reprezentuesi i Shqipërisë është i bindur se shumë shpejtë do të rigjej formën e tij më të mirë. /RTKLive

Read Previous

Në teatrin “Hadi Shehu” u dha premiera e shfaqjes “Bëje ose vdis”

Read Next

​Agjenda e përbashkët evropiane bën bashkë Kuvendin e Kosovës me atë të Shqipërisë