Burgim dhe dëbim për kosovarin që theri me thikë një person në Zvicër

Një kosovar në Zvicër është shpallur fajtor për tentim vrasje me dashje dhe është dënuar me 5.5 vjet burgim dhe me dëbim nga ky shtet për gjashtë vjet

Kosovari dyshohet se ka goditur një kosovar tjetër me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda. Viktima u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.

Debati mes dy shtetasve kosovarë, të cilët njihen që nga fëmijëria, ka ndodhur në korrik të vitit 2020. I dyshuari 32-vjeçar është akuzuar në gjykatë se me thikë kuzhine i ka shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën viktimës./Gazetasinjali

Read Previous

​Alarmi për bombë në Shkup, MPB: Pati denoncim për sulm, po veprojmë

Read Next

Austri/ Gjobë deri në 7 mijë euro ose burg për ata që refuzojnë vaksinën