Buxheti i komunës së Gjakovës do t’i përmbush kërkesat e qytetarëve

Nga Drejtoria për buxhet dhe financa na njoftuan më tepër me shifrat buxhetore për vitin 2021. Përgjegjësi i këtij dikasteri, Durim Halilaj tregon se në bazë të dëgjimeve buxhetore dhe kërkesave të qytetarëve buxheti është miratuar dhe ka hyrë në fuqi në muajin janar.

Halilaj thotë se projektet e planifikuara në buxhetin e vitit 2021 janë llogaritur mirë nga ekspertë të fushës, megjithatë për të përmbushur kërkesat komuna ka nënshkruar edhe disa marrëveshje me BE-në.

Halilaj thotë se komuna e Gjakovës ka rritje të vazhdueshme të investimeve kapitale, teksa bën edhe krahasimin me vitin e kaluar të po kësaj periudhe.

Buxheti i miratuar në shtator të vitit 2020 është 26 milionë e 330 mijë e 580 euro.

Read Previous

Në muajin mars, mbahen garat në Kangaroo

Read Next

​38.216 veteranë të luftës morën mbështetje financiare në fund të 2020-ës