Bye bye flokë jeshil! Billie Eilish ka tashmë një look të ri shumë ndryshe!

Që në fillimet e saj, këngëtarja Billie Eilish është shfaqur me një look shumë ndryshe dhe ekstravagant, me flokët jeshil që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Kjo ishte e veçanta e saj për shumë vite, por tashmë do të shohim një Billie ndryshe. Këngëtarja ka ndryshuar pamje, duke u kthyer në një bjonde platin.

Billie ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që ka lënë pa fjalë fansat.

Duket se kjo do të jetë një “epokë” e re për Billie-n, me një ndryshim kaq drastik në pamje.

Teksa rrëfehej në dokumentarin e ri “The World’s A Little Blurry”, këngëtarja ka zbuluar për herë të parë se ka qenë e lidhur me reperin Brandon Adams, i cili njihet gjithashtu si 7:APM.

Billie tregoi se  lidhja e tyre përfundoi sepse ata nuk donin të njëjtën gjë dhe ndjente se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa ta donte Billien mjaftueshëm.

Dua të jem e lumtur dhe nuk doja të njëjtat gjëra si ai dhe mendoj se kjo nuk ishte e drejtë për të.

Nuk mendoj se duhet të jesh në lidhje e lumtur me gjëra të caktuara ndërsa personi tjetër nuk është shumë i dhënë”- është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se është munduar ta dërgojë reperin në terapi, por ai s’ka pranuar. Gjithashtu, Billie ka treguar se nuk e ka harruar romancën me Adams dhe se ka ende ndjenja për të.

Read Previous

Pse mund të ndjeni një goditje të lehtë elektrike kur prekni dikë?

Read Next

Shkolla e flirtit: Truqe të vogla të joshëseve të mëdha gjithmonë kanë sukses!