Ç’rol pati lopa në luftën kundër njërës prej epidemive më shkatërruese në histori?

Kjo epidemi e ka lodhur njerëzimin qysh në kohēt më tē hershme, bëhet fjalë për epideminë e fruthit. Epidemia e fruthit ka prekur Faraonët dhe i ka sulumuar vazhdimish grekēt e lashë, Romakët dhe i ka shkatërruar banorët e dy Amerikave.
Kjo epidemi kaloi edhe në gadishullin arabik dhe më pas zuri vend në Evropë. Çdo vit kjo epidemi vriste nga 400 deri në 500 mijë njerëz. Ajo nuk bënte dallim mes të varfërve dhe të pasurve aq sa shkatërroi dhe gllabëroi pesë mbretër të Evropës. Viktimat e kësaj epidemie i kanë kaluar numrat e viktimave gjatë të gjitha luftrave botërore.

Kjo luftë mes njerëzimin dhe kësaj epidemie vazhdoi deri në fundin e shekullit të 18- të kur ndodhi ajo që nuk pritej, ajo ishte një shkëndijë shprese. Një mjek Anglez që quhej Edward Jenner jetonte në një qytet që po vuante nga epidemia e fruthit dhe kishte kapur shumicën e banorëve përveç një pakice. Ai që shpëtonte, fruthi linte shenja të dukshme në fyryrën dhe trupin e tij. Gjatë kësaj kohe mjeku zbuloi se fqinja që jetonte pranë shtëpisë së tyre nuk kishte asnjë problem me fruthin, ishte e shëndeshtme dhe pa asnjë shenjë. Kjo i bëri shumë përshtypje dhe e pyeti se pse fruthi nuk e kishte kapur edhe atë siç kishte kapur njerëzit e tjerë të po atij qyteti?

Ajo i tha: Unë nuk e di, por di këtë se unë merem gjithë kohës me lopët dhe kam vënë re se edhe atyre u ndodh diçka e lehtë prej fruthit por jo në këtë masë. Mjeku filloi ta mendonte seriozisht këtë fakt dhe tha me vete: Kjo që i ndodh lopës nëse e kap njeriun ka për t’i dhënë imunitet për të mos i rënë fruthi vrasës që po bënte kërdinë ndër njerëz. Dhe kështu filloi udhëtimi i kërkimit. Atij i duhej një mostër e këtij virusi dhe një person vullnetar tek i cili do të kryente provat. Këtë kërkim ai e parashtroi tek organet zyrtare, por Kisha e kundërshtoi me preteksin se kjo epidemi ishte ndëshkim prej Zotit dhe nuk lejohet t’i bëhet ballë në asnjë mënyrë. Kjo nuk e zbrapsi mjekun i cili mori një mostër nga njëra prej lopëve të prekura nga fruthi dhe e vendosi përmes gjilpërës tek djali i tij 8 vjeçar. Tek fëmija filluan tê shfaqeshin disa shenja të lehta në lëkurë dhe temperaturë por u shërua plotësisht. Pas dy muajsh mori një mostër nga një njeri që ishte i prekur nga fruthi dhe ja vendosi djalit të tij me gjilpërë dhe për herë të parë në histori fruthi nuk e preku. Dhe kështu në këtë mënyrë njerëzimi triumfoi kundër kësaj epidemie shkatërruese./Syri

Read Previous

Ja çfarë ka të veçantë kjo pullë postare iraniane e vitit 1997 (FOTO)

Read Next

Prokuroria e Shtetit ngrit 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale