Certifikimi i rezultateve

Janë bërë 6 javë prej që kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve, transmeton IndeksOnline.

Gjykata Supreme ka afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë për IndeksOnlinen, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi./IndeksOnline/

Read Previous

Zelensky kërkon më tepër presion ndaj Rusisë

Read Next

Trump i zemëruar me portretin e tij në Kolorado, ka një mesazh për artistin