Çfarë e lidh Hollywood-in me Gërdecin e Shqipërisë?

Sepaku nga krimi shtetëror i Gerdecit, gjeti frymëzim Hollywood-i, për të na lënë kujtim filmin ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës), me protagonist tregtarin amerikan të armëve Efraim Diveroli dhe ortakun e tij, David Packouz.

Historia e filmit e bazuar në ngjarje të vërtetë, pasojat e së cilës ne i pamë në Gerdec, është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin ‘’Armët dhe Çunat’.

Ne fakt duket paksa çudi, që dy trafikantë armësh, vetëm 22-23 vjeçar, David Packouz dhe Efraim Diveroli, i morën një kontratë me vlerë 300 milionë dollarë Pentagonit, për furnizimin me armë shqiptare, të ushtrisë së ish-presidentit afgan, Hamid Karzai!
Kontrata me kompaninë e Diverolit, “AEY” hodhi dritë mbi një seri aferash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane, për trafik armësh.

Për të gjithë ata që nuk e dinë çfarë “shpërthimi i Gërdecit” do të thotë: Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars, 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona (deri më datë 18 prill këto qenë të dhënat zyrtare)./Syri

Read Previous

Tahiri i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Si duket të mungojnë bombardimet e NATO-s

Read Next

Sot merret vendimi për pushimin pranveror në shkolla