Ajo çfarë e dallon një komb prej një tjetri është kultura e tij. Vende të ndryshme kanë kultura të ndryshme. Do rendisim disa detaje interesante të kulturave botërore që i karakterizojnë kombet e ndryshme:
• Në Kore, njerëzit përkulen kur shtrëngojnë duart për të të përshëndetur
• Në Sri Lanka, përdoret më shumë tundja e kokës nga e majta në të djathtë e cila nënkupton fjalën “po”
• Në Indonezi, pastrimi i veshëve me dyll duke përdorur një qiri është një gjë mëse normale
• Në Republikën Çeke, një javë tipike me orë të plota pune është 30 orë
• Në Kinë, është e lejueshme vetëm të pasurit një fëmijë
• Në Taiwan, peshkimi i karkalecave është një aktivitet i përbashkët
• Në Turqi, disa restaurante servirin nargjilet si meze
• Në Izrael, fillimi i javës së punës nis ditën e diel
• Në Kosta Rika, nuk përdoret në tualete letra higjenike
• Në Spanjë, çdo person çdo pasdite dremit për pak minuta
• Në Vietnam, ata përdorin mish qeni
• Në Gjermani, shumica e taksive përbëhen nga makina luksoze të markës Benz
• Në Hong Kong, shumica e restauranteve servirin çajin e nxehtë në vend të ujit
• Në Singapor, është e ndaluar që të përtypet çamçakëz.
Nëse vendos t’i vizitosh këto vende tani ke mësuar disa hile të vogla për t’u bërë një me kulturën që ata posedojnë.
Çfarë i bën të veçanta kulturat nëpër botë?