Çfarë po ndodh në botë?

Lindja e Mesme/ SHBA dërgon trupa shtesë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA po dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, duke marrë kështu masa për shtimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit libanez, i cili është shpallur organizatë terroriste dhe mbështetet nga Irani. Konflikti i tyre ka marrë përmasa të mëdha dhe është shtuar frika dhe rreziku për një luftë rajonale.

Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit, nuk dha më shumë detaje dhe as nuk bëri me dije se sa trupa do të dërgohen në rajon. Aktualisht, ka 40,000 trupa amerikanë në Lindjen e Mesme. Ryder u shpreh se po “dërgohet një numër i vogël shtesë i personelit amerikan” dhe se për arsye sigurie, nuk mund të jepte të tjera specifika.

Liban/ 492 viktima nga sulmet izraelite

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet libaneze bënë bilancin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmet ajrore izraelite në territorin e shtetit. 492 njerëz kanë gjetur vdekjen, ndërsa mbi 1600 persona janë lënduar, shprehet ministria e Shëndetësisë në vend.

Sulmet i Izraelit janë cilësuar një “plan shkatërrues që synon të shkatërrojë territoret libaneze” nga autoritetet e Libanit. Kryeministri Najib Mikati, në një konferencë, u shpreh se këto sulme janë një luftë shfarosjeje, në çdo kuptim të fjalës.

Del në ankand gjerdani i Marie Antoinette

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një gjerdan diamanti i përdorur nga mbretëresha franceze Marie Antoinette do të dalë në ankand gjatë muajit nëntor dhe është vlerësuar me çmimin 2.8 milionë dollarë. Gjerdani ka 3 rreshta diamanti, është 300 karat dhe është krijuar në shekullin e XVIII. Ky gjerdan është shitur në vitin 1973, te një koleksionist privat.

“Këto diamante u përdorën në bizhuteri të ndryshme pasi minierat e Golkondas në Indi u mbyllën në shekullin e 18-të”, tha Andres Ëhite Corrill, drejtori i shitjeve mbretërore në Londër. Ai u shpreh se është shumë e rrallë të gjesh të tillë diamante që datojnë nga ky shekull.

Turqi/ Erdogan dënon sulmet e Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër sulmet e Izraelit në Liban, të cilat mund të jenë arsyeja e përhapjes së luftës në Lindjen e Mesme.

“Sulmet e fundit kundër Libanit dhe deklaratat e fundit të bëra nga Izraeli janë një manifestim i qartë i përpjekjeve për të përhapur luftën në rajon,” tha Erdogan gjatë seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila gjithashtu ngriti alarmin për kaosin e krijuar në rajonin e Lindjes së Mesme.

Erdogan përmendi edhe gjenocidin në Gaza, duke thënë se po kërcënohet paqja në rajon. Ai akuzoi institucionet dhe organizatat globale, duke thënë se nuk është ndërmarrë asnjë hap domethënës për t’i dhënë fund mizorisë dhe për të ndaluar masakrën e Izraelit. Më tej, ai shtoi se sistemi global ka humbur besueshmërinë dhe se insitucionet, detyra e së cilave është të garantojnë paqe dhe siguri, janë në një gjendje kolapsi moral.

Read Previous

24 vite nga vdekja e piktorit Adem Kastrati

Read Next

VIDEO| Astronautët kthehen në Tokë pas qëndrimit më të gjatë në hapësirë