Lufta Hezbollah-Izrael/ Vritet lideri i Hezbollah
Hezbollah ka konfirmuar se lideri i grupit, Hassan Nasrallha, është vrarë gjatë sulmeve të shumta të Izraelit në Bejrut.
“Sayyed Hassan Nsarallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, u është bashkuar bashkëluftëtarëve të vet të mëdhenj dhe martirë, të cilët i udhëhoqi për rreth 30 vjet”, tha Hezbollahu në një komunikatë të shtunën. Grupimi u shpreh se pavarësisht vdekjes së tij, lufta do të vijojë.
Më herët, Forcat Mbrojtëse Izraelite njoftuan se kishin ekzekutuar Nsarallah, gjatë një sulmi të madh në Bejrut. “Mesazhi është i qartë: Askush që kërcënon qytetarët e Izraelit në veri, në jug dhe nga largësia nuk mund të na ikë”, tha Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Austri/ Zgjedhjet në vend: Ja cila parti pritet të fitojë
Partitë politike në Austri kanë mbajtur tubimet e tyre të fundit elektorale, pak para zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen sot (29 shtator 2024). Sondazhet kanë treguar deri tani se Partia e Lirisë, e cila është e ekstremit të djathtë dhe udhëhiqet nga Herbert Kikl, pritet të marrë mbi 28% të votave, duke shënuar kështu një fitore historike.
Fushata e partisë është “Austria e para”. Pas Partisë së Lirisë, renditet Partia Popullore Austriake, e udhëhequr nga Karl Nehamer, i cili një pjesë të fushatës e bazoi kundër Partisë së Lirisë, duke u kërkuar qytetarëve të mos e votojnë një parti ekstremiste dhe të pengojnë ardhjen e tyre në pushtet.
Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Netanyahu kërcënon Iranin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u prit në Asamblenë e Përgjithsme të OKB në SHBA me protesta të shumta. Ai, në fjalën e tij përballë pjesëmarrësve të Asamblesë, u shpreh se kishte ardhur për të sqaruar gënjeshtrat dhe shpifjet e bëra ndaj vendit të tij, nga shumë folës nga podiumi i Asamblesë.
Netanyahu vendosi theksin mbi fjalinë se Izraeli është në luftë për mbijetesën e tij dhe sigurisht, tha se vendi do të vazhdojë të luftojë derisa të fitojë plotësisht. Më tej, bëri edhe një kërcënim për Iranin, ku u shpreh:
“Teherani po përpiqet të imponojë radikalizmin e tij përtej Lindjes së Mesme. Ndaj Izraeli ka qenë i detyruar të mbrohet në 6 fronte të mbështetura nga Irani”, u shpreh Netanyahu, duke justifikuar edhe sulmet ndaj grupimeve që mbështeten nga Irani.
Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelensky thotë se janë më pranë paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh në një intervistë për ABC se lufta me Rusinë mund të mbarojë më shpejt seç mendohet. “Unë mendoj se ne jemi më afër paqes sesa mendojmë. Ne vetëm duhet të jemi jashtëzakonisht të fortë”, u shpreh ai.
Zelensky u shpreh se plani për fitoren do t’i paraqitet presidentit të SHBA, Joe Biden gjatë javës dhe do të kërkohet që aleatet e Ukrainës të fuqizojnë dhe furnizojnë ushtrinë ukrainase me armë.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nisur në shkurt të vitit 2022, kur Rusia e pushtoi Ukrainën pas asnjë provokim nga ana e kësaj të fundit./Anabel