Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale

Chelsea ka arritur që të nxjerr rezultat tejet të mirë nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Porton si mysafir 0-2 [Mount 32, Chilëell 85] në Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillës.

Nga një gol për pjesëlojë i kanë dhënë Chelseat këtë avantazh të volitshëm për ndeshjen e kthimit që luhet në Stamford Bridge, ndërsa nuk besohet që Porto të ketë fuqi për një befasi tjetër, pasi që eliminoi Juventusin në të tetën e finales së garës.

Jorginho ka qenë vendimtar me pasimin e tij në golin e parë, ndërsa kur sulmet e Portos nuk funksionuan, pas mbrojtjeve të Edouard Mendyt, Chelsea ndëshkoi edhe në pjesë të dytë për të marrë avantazhin esencial.

Javën tjetër, ekipet përsëri luajnë në Sevillë, për të përcaktuar gjysmëfinalistin e garës.

Read Previous

Më në fund mund të hapë një derë pa frikë pasi i preu thonjtë pas gati 30 vjetësh

Read Next

Ushtrime për ta shmangur sulmin në tru