Chesea ka bërë një hap para drejt transferimit të Raphael Varanes.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë nisur bisedimet me Real Madridin për lojtarin.
Madje, thuhet se Chelsea i ka ofruar 61 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e francezit.
Varane do të shitet gjatë verës nga Real Madridi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germani.
Varan e ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022./Koha.net/