Christian Eriksen firmos me gjigantët anglezë

Nga i vdekur për disa çaste në fushë, te rikthimi në futbollin e madh. 12 qershori 2021, kur pësoi goditje në zemër gjatë Kampionatit Europian, duket një ditë e largët për Christian Eriksen.

Pas gjysmës së sezonit të kaluar te Brentford në Premier League, tani, 13 muaj më pas, Christian Eriksen i bashkohet zyrtarisht Manchester United.

Ylli i Danimarkës firmosi kontratë për tre vitet në vijim me “Djajtë e Kuq” dhe “Old Trafford” do të jetë tashmë shtëpia e tij e re./A2news/

Read Previous

143 ditë luftë/ Si është situata në Ukrainë

Read Next

Serbia nuk lejon pingpongistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian