Një ciklon i fuqishëm i ka marrë jetën të paktën 10 njerëzve në pjesën jug-lindore të Madagascar-it, i dyti që godet Oqeanin Indian brenda dy javësh. Cikloni ka shkaktuar viktima, dëme të mëdha materiali si dhe e la vendin pa energji elektrike.
Një nga qytetet më të prekura prej ciklonit ishte Nosy Varika, ku thuajse 95% e ndërtesave janë shkatërruar si “të ishin bombarduar”.
Nga të dhënat e para zyrtare mësohet se disa prej viktimave ndërruan jetë “të ngecur” brenda shtëpisë së tyre pas goditjes së ciklonit Batsirai.
Burimi: The Guardian, CNN