Cilat janë transferimet më të bujshme në historinë e merkatos së janarit?

Gjithmonë është parë si një mundësi për të plotësuar boshllëqet ose për të korrigjuar gabimet e verës, por merkatoja e janarit ka sjellë disa nga transferimet më të bujshme në historinë e futbollit.

Në krye të kësaj liste qëndron transferimi i Philippe Coutinho-s. Sulmuesi brazilian, i cili u shfaq si një “meteorit”, kaloi në janar të vitit 2018 nga Liverpool te Barcelona për 135 milionë euro. Megjithatë, ai nuk arriti të lërë gjurmë te skuadra “blaugrana” dhe karriera e tij ka marrë rënie që atëherë.

Në vendin e dytë është Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas u transferua në janar të vitit 2023 nga Benfica te Chelsea për 121 milionë euro, pas një tratative të gjatë. Fernandez, i cili tani mban shiritin e kapitenit te Blutë e Londrës, konsiderohet si një nga transferimet më të rëndësishme të asaj merkatoje.

Në treshen kryesore renditet edhe Virgil van Dijk. Mbrojtësi holandez u transferua në janar të vitit 2018 nga Southampton te Liverpool për 84.6 milionë euro, duke vendosur rekordin e atëhershëm për mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Pesëshja e parë e transferimeve më të kushtueshme në janar plotësohet nga Dusan Vlahovic dhe Mykhailo Mudryk. Vlahovic u transferua në vitin 2022 nga Fiorentina te Juventus për 70 milionë euro, ndërsa Mudryk u ble nga Chelsea në janar 2023 për të njëjtën shumë nga Shakhtar Donetsk.

Këto transferime tregojnë se merkatoja e janarit nuk është thjesht një sesion korrigjimesh, por edhe një hapësirë për investime të mëdha dhe vendime strategjike që ndryshojnë historinë e klubeve. /abcnews.al

Read Previous

Lidhja e oqeaneve: Ndërtimi epik i Kanalit të Panamasë

Read Next

​Kosova pret Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, shpalosen detaje