Çka u sekuestrua në aksionin e Policisë në tri komunat veriore?

Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës, janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.

Deri më tani janë sekuestruar makina, motora, anije, kurse janë identifikuar për sekuestrim edhe villa, banesa dhe lokal, të cilat janë në pronësi të të dyshuarit Milan Radojiçiq, raporton betimi për drejtësi.

Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq. /EO/

Read Previous

KMDLNj: Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në Prishtinë është i papranueshëm

Read Next

Miftaraj: Milan Radojiçiq duket paska jetuar si Pablo Eskobar, populli serb të informohet