0. 50 euro vazhdon të jetë çmimi i bukës në furrat e Gjakovës.
Nuk ka rritje dhe nuk do të ketë për momentin tha Neki Binaj pronar i një furre buke.
Ka pasur një panik të madhe ditëve të fundit tek qytetarët, ku pos shqetësimit se a do të ketë rritje të çmimit të bukës, qyetarët janë shqetësuar edhe nëse do të ketë bukë në sasi të mjaftueshme.
Binaj tha se të gjitha produktet të cilat janë bazike ose që konsiderohen lëndë e parë e punës në furrë, kanë pësuar rritje të çmimeve. Kjo normalisht që e ka vështirësuar punën furrave por ai do të vazhdojë të shes produktin e tij me të njejtin çmim.
Kujtojmë se 0. 50 euro cmimi i bukës është bërë në tetor të vitin 2021 nga 0.40 euro sa ishte.