Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës

Në Qendrën e Prishtinës ka filluar  aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës. Nga kjo çmimore  banorët rezidentë do duhet të paguajnë 10 euro muajin. Ndërsa për familjet që posedojnë dy vetura  çmimi më shtrenjtë.

Gjatë ditës ekipet e “Prishtina Parking” kanë dalë  në disa pjesë të qendrës së Prishtinës, për kontrollim dhe kishte edhe vetura që ishin dënuar.

Burim Vitia, nga ekipa e “Prishtina Parking” tha që sot në rrugën “Rexhep Luci”, disa vetura janë dënuar me çmim 20 euro dhe në rast mos pagimi vetura u merret.

Tutje ai tha që banorët janë  të kënaqur me këtë metode të re të pagimit, por jo edhe ata që vinë nga pjesë tjera të Prishtinës.

Në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës për banorët jo rezidentë./Ekonomiaonline

Read Previous

Një trajner personal i të gjitha kategorive, Burim Vraniqi

Read Next

Jeni mbushur papritur me akne në fytyrë? Këto 7 objekte mund të jenë fajtorët kryesorë