Cristiano Ronaldo romantik për ditëlindjen e 27-të të partneres së tij

Partnerja e futbollistit të famshëm botëror, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urimet më të përzemërta nga njerëzit e saj më të dashur.

Ndërkohë, një dedikim i veçantë nuk mungoi as nga njeriu i jetës së saj, i cili publikoi një fotografi mjaft të veçantë të çiftit në Instagram.

Në këtë imazh, Georgina shfaqet nën shtrëngimin e fortë të dashurisë nën krahët e futbollistit portugez.

“Brohoritje për dashurinë e jetës time”, kanë qenë fjalët e Cristiano Ronaldos në mbishkrimin e fotografisë.

Sigurisht që komentet e urimet e shumta nuk kanë munguar për Georginën në atë që njihet si llogaria më e ndjekur e Instagramit në botë, e cila është faqja e portugezit.

Cristiano dhe Georgina përndryshe mbeten ndër çiftet më të diskutuar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Read Previous

​Hoti garanton mbështetjen financiare për RTK-në

Read Next

Ja cilët janë filmat më të mirë të 2020-ës