Danimarka: Gati për bisedime mbi interesat legjitime të sigurisë së SHBA-së në Arktik

Danimarka e pranon se Shtetet e Bashkuara kanë interesa të sigurisë në Arktik dhe është e gatshme t’i diskutojë këto me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Kështu u shpreh të hënën Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, shkruan Reuters.

“Ne pajtohemi që amerikanët kanë shqetësime të caktuara për situatën e sigurisë në Arktik, të cilën e ndajmë dhe për këtë arsye në bashkëpunim të ngushtë me Grenlandën, jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, në mënyrë që të garantojmë interesat legjitime amerikane:”, tha Rasmussen në një konferencë shtypi në Jerusalem./abcnews.al

Read Previous

BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Read Next

Rinor Gjonbalaj takon ministren Rizvanolli: Kosova rikthehet në garën për fonde të MCC