Danimarka raporton dy raste të mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë cerebrale, një vdes

epa09001357 A view of packs containing multiple-dose vials of the vaccine against the coronavirus disease (COVID-19) by British-Swedish multinational pharmaceutical company AstraZeneca, inside a refrigerator, in Genoa, northern Italy, 10 February 2021. Some 6,300 doses of AstraZeneca’s COVID-19 have arrived in the Liguria region. EPA-EFE/LUCA ZENNARO

Danimarka të shtunën raportoi dy raste të stafit shëndetësor me mpiksje të gjakut dhe hemorragjisë cerebrale pas marrjes së vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”.

Autoritetet në rajonin e kryeqytetit Kopenhagë, të cilat janë përgjegjëse për sistemin shëndetësor në atë pjesë, thanë se njëri nga anëtarët e stafit spitalor ka vdekur, ndërsa të dy e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më pak se 14 ditë para se të sëmureshin.

Agjencia Daneze e Ilaçeve konfirmoi se ka pranuar dy raporte serioze, pa dhënë hollësi të tjera rreth tyre.

Ndryshe, disa shtete evropiane ditë më parë e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine kundër Covid-19 për shkak të shqetësimeve rreth rasteve me mpiksje të gjakut.

Sidoqoftë, Gjermania, Franca, Italia dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e saj të premten pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve doli me vlerësim pozitiv, duke thënë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se të mirat e saj ua marrin anën efekteve negative. /GazetaExpress/

Read Previous

Vdes fëmija dy vjeçar në Pejë, ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë

Read Next

Mbërrijnë në Kukës mjekët nga Kosova për ta marrë vaksinën anti-Covid