Kandidatët për deputetë, dega e LDK-së në Gjakovë kanë mbajtur takim me banorët e këtij rajoni.
Brikenda Kryeziu kandidate për deputete nga radhët e kësaj partie tha se Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti për 7 muaj arriti që me përpikmëri të realizojë të gjitha synimet.
Ndërsa Lindita Bellaja, kandidate për deputete tha që synimi kryesor i LDK-së është të forcojë Qeverinë.
Liria nuk është e garantuar nëse nuk çmohet pohoi Shefqet Shehu, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.