Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor – Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshirë një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor.
Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve.
Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër kosovare e lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj.
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”.
Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.