Dëmtimi në Kupën e Amerikës, ja sa ndeshje do të mungojë Lionel Messi

Lionel Messi u dëmtua në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, në minutën e 64, ndaj skuadrës së Kolumbisë.

Argjentinasi pësoi një dëmtim pa kontakt, ndërsa vraponte me shpejtësi të plotë në fushë ai qëndroi shtrirë në fushë fillimisht, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe menjëherë hoqi këpucën nga këmba e djathtë. Pas daljes nga fusha, ai u pa në lot tek stoli i Argjentinës.

Ndëekaq, nëpërmjet një postimi zyrtar, klubi i Inter Miami ka zbuluar situatën e dëmtimit të Messit.

Pas një vlerësimi mjekësor, është konstatuar se argjentinasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij./abcnews.al

Read Previous

2227 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Read Next

Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde