Dëmtohet sërish gypi në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë

Punimet në rrugën “Skendërbeu” janë duke vazhduar mirëpo gjatë punimeve në këtë rrugë u dëmtua sërish gypi i furnizmit me ujë të pijës.  Kompania e kontraktuar nga komuna e Gjakovës gjatë punimeve e ka dëmtuar gypin kështu u tha në komunikatën e KRU ‘’Gjakova’’.

Si pasojë e këtij dëmtimi është ndërprerë furnizimi me ujë të pijës për banorët e rrugëve ‘’Skënderbeu’’ dhe ‘’Besim Bishtazhini’’. Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit për ta rikthyer sa më shpejtë furnizimin me ujë.

Read Previous

Forum teatër projekti i arpolis për nxënësit e shkollave fillore

Read Next

Ledioni dhe Genta përkujtohen nga shokët e tyre