Dëmtohet ura në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë

Situata vazhdon të jetë alarmante si pasojë e vërshimeve në të gjitha zonat e vendit në Kosovë. Shiu dhe bora që kanë rënë pandërprerë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Jashtë funksionit është ura e cila ndodhet në rrugën Mit’hat Frashëri në Gjakovë.

Në vend të ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili tha se do të bëjnë përpjekje që sa më parë të bëjnë sanimin e kësaj ure.

Sipas zyrtarëve komunalë ekipet e zjarrëfikësve dhe operatorëve janë duke intervenuar ne cdo vendbanim ku janë paraqitur probleme.

Read Previous

Alternativa: Vërshimet, fatkeqësi infrastrukturore

Read Next

Lumi Drin përmbyt zonat përreth (VIDEO)