Deponohen 640 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Një zyrtar i bankës në kryeqytet ka hasur me monedha të falsifikuara. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vlera e monedhave të falsifikuara thuhet se është 640€.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme 640 €, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /21Media

Read Previous

BE: Serbia ka shkelur qartazi obligimet nga dialogu me Kosovën

Read Next

Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë