Në përpjekjen e shtatë për të zgjedhur trupat e organit legjislativ, deputetë të Grupit Parlamentar të LVV-së, nuk treguan nëse kanë siguruar votat për ta zgjedhur deputeten Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
Deputet i Guxo, Nezir Kraki, i cili ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit tha se partitë e tjera parlamentare nuk duhet të bllokojnë konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe nisjen e afateve për formimin e qeverisë.
“Parimi i pathyeshëm është se një i zgjedhor edhe nëse citon nene të caktuara (të Kushtetutës)s’ka të drejt me blloku. Është bërë gara në zgjedhje dhe janë fituar këto poste, tani gara e re fillon me qeverinë”, tha ai.
Kuvendi po dështon të konstituojë legjislaturën e nëntë, përkundër shtatë tentimeve në dy javët e fundit në zgjedhjen e trupave të legjislativit. /KosovaPress/