Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, i ka parashtruar pyetje në gjuhën shqipe kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq.
Kamberi tha se ai ka të drejtë ta bënte këtë.
Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar” SDA e Sanxhakut theksoi se nuk u regjistrua në kohë andaj përkthyesi nuk ishte i angazhuar.
Ai i sugjeroi që Kuvendi të angazhonte përkthyes duke qenë se ka nevojë vetëm për dy: në gjuhën shqipe dhe atë hungareze.
Pas reagimit të deputetëve në sallë ndaj pyetjes së Shaip Kamberit, fjalën e ka marrë kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, i cili tha se kjo e drejtë i takon atij dhe se deputetët duhet ta respektojnë, raporton Beta.