Deputeti Ramadani: Premier Liga angleze është transmetuar jashtëligjshëm në Kosovë

Liga Premiere e Anglisë ka konfirmuar përmes një përgjigje për kryetarin e Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani se nuk i ka dhënë autorizim operatorit kabllor “Artmotion” për transmetimin e  ndeshjeve të kampionatit anglez.

Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se pas diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në Komision e në publik në lidhje mbi pretendimet për transmetim të paligjshëm dhe të paautorizuar të Premier Ligës Angleze në Kosovë nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “ArenaSport”, i është drejtuar me letër vet Premier Ligës nga të cilët ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje.

“Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion direkt të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia që përmes ArtMotion të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë. Transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave”, ka shkruar Ramadani në Facebook, teksa e ka publikuar edhe shkresën e drejtorit të të drejtave të transmetimit të Ligës Premier Angleze, Josh Smith. /RTK/

Read Previous

Ministrja Gërvalla viziton misionin e përhershëm të Shqipërisë në NATO

Read Next

Befasia në Kupën e Gjermanisë: Katër skuadra në gjysmëfinale, por vetëm një është nga Bundesliga