Dështimi i seancës konstituive, Kurti: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kuvendi dështoi të konstituohet.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve”, ka shkruar Kurti.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë”.

Postimi i Kurtit:

Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.

Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Superkompjuteri jep parashikimin interesant për ndeshjen Dortmund-Barcelona

Read Next

Presidentja ende nuk ka pranuar letër nga Kuvendi për seancën e sotme