Sërish nuk është zgjedhur deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. Sot në përpjekjen e gjashtë ka dështuar zgjedhja e saj nga deputetët e legjislaturës së re.
57 deputetë ishin pro dhe kështu nuk ishte numri i mjaftueshëm për zgjedhjen e saj. Kryesuesi i Kuvendit Astrit Dehari me këtë rast u detyruar ta shtyjë seancën më 27 prill në ora 10:00.