Detaje nga aksioni i SPAK, kush është avokati i ndaluar dhe çështja ku ndikoi

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë.

Arrest në shtëpi është caktuar për avokatin Fatbardh Koçi, ndërsa një masë sigurie është vendosur edhe për një shtetas tjetër.

Janë kryer 4 kontrolle banesash dhe personale, ndërsa është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit në Policinë Shkencore.

Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi për ndërhyrje në një dosje që ishte nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe po shqyrtohej nga gjykata.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, avokati Koçi ka qenë i punësuar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ka dyshime se avokati ka ushtruar ndikim të paligjshëm, bashkë me funksionarë të tjerë të policisë dhe drejtësisë, për lehtësimin e pozitës penale të një personi në konflikt me ligjin.

Operacioni ka përfshirë ushtrimin e 4 kontrolleve banesash dhe personash, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar telefoni i shefit të laboratorit të policisë shkencore.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjithë rrethanat dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprim të paligjshëm. /Euronews.al/

Read Previous

KB “Vëllaznimi” sonte në “Karragaç” luan kundër KB “Peja”

Read Next

Pse tarifat e Trump mund ta bëjnë sigurimin e makinës edhe më të shtrenjtë në SHBA?