Raporti i 24 orëve të fundit, ka përfshirë disa ngjarje ku janë regjistruar raste të dhunës në familje si dhe incident zjarri.
DHUNË NË FAMILJE Gjakovë / 04.03.2025 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNIM Malishevë / 04.03.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET: INCIDENT ZJARRI Rahovec / 04.03.2025 – NN. Ankuesi kosovar ka njoftuar Policinë se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura i është djegur një shtëpizë druri dhe shtalla e bagëtive me ushqim dhe disa bagëti. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.