Ish magazinat e “Jatex-it” në Gjakovë janë përfshirë nga zjarri.
Lajmin për tv Syri e ka bërë të ditur komandanti i brigadës së zjarrëfikësve Xhevdet Brahimaj. Disa nga depot ishin të mbushura me paisje të ndryshme. Nga zjarri janë përfshirë katër prej tyre dhe janë djegur totalisht. Ndërsa katër magazina të tjera janë shpëtuar nga zjarri.
Sipas komandantit Brahimaj nuk dihet shkaktari i zjarrit por me angazhimin e njësitit të zjarrëfikësve situata është nën kontrollë. Gjithqka që dihet deri më tani është se këto magazina janë private dhe se nuk ka njerëz të lënduar mirëpo vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, në këtë rast njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Digjen magazinat e ish Jatex-it