Njëri ndër projektet më të dobishme të komunës së Gjakovës është projekti i rrugës Bujar Roka. Shkumbin Kastrati, drejtor i shërbimeve publike në Gjakovë, thekson se dinamika e punimeve po shkon ashtu siç edhe ishte planifikuar.
Tutje Kastrati potencon se shpreson që ky segment të lëshohet për qarkullim gjatë muajve të verës.
Vlen të theksohet se ky projekt është financuar nga ministria e infrastrukturës dhe kap vlerën e 3.5 milionë eurove. Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra.